Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA NË SERIE A/ Rrëfehet mbrojtësi i Kombëtares: Ja pse zgjodha Parmën…

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, bëri një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te Parma në Serinë A nga radhët e Kozencës. Në një prononcim për “forcaparma.it”, 27-vjeçari flet për aventurën e tij të re duke u shprehur:

Dermaku

“Unë vij këtu me entuziazëm të madh për të treguar se kam ardhur në këtë kategori për të qëndruar. Aspekti fizik është pika ime e fortë. Kam shumë për të mësuar, këtu ka lojtarë më të vjetër se unë. Vij me modesti të madhe, i gatshëm për të mësuar të gjitha sekretet e Serie A.

Ofertat në merkato- Kishte disa kontakte, por sapo dëgjova për Parmën, menjëherë mendova se ishte zgjidhja më e mirë për mua.

Grupi- Në futboll çdo sezon duhet ta fillosh nga zero dhe të rinisesh.  E rëndësishme është të kemi një grup solid dhe një mentalitet gjithmonë pozitiv, duke punuar gjithmonë maksimalisht. Rezultatet janë pasojë e kësaj dhe do të vijnë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Seria A ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e shumë lojtarëve.

Bruno Alvesh- Ai është një profesionist i madh. Ka luajtur në Kupën e Botës, Kampionatin Europian dhe Ligën e Kampionëve. Është një pikë referimi, por jam i bindur se të gjithë të tjerët do më japin një dorë të madhe për t’u përshtatur dhe për të dhënë më të mirën e mundshme.

Related posts

LAJM I MIRË/ Fiton betejën me koronavirusin, portieri Berisha del nga spitali. ja kur rikthehet në fushë…

Delo.autor

Salah ‘i jashtëzakonshëm’, po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë

Q.Autor

SHPRESON TË FITOJË TITULLIN KAMPION/ Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit merr drejtimin e klubit të famshëm malazez…

Delo.autor

Leave a Comment