Futboll La Liga Sport

RIVALË TË PËRJETSHËM/ Për herë të parë në histori, Barça mposht Real Madridin…

Barcelona regjistroi 854 milionë euro të ardhura në sezonin e kaluar, krahasuar me 757 milionë euro të Real Madridit. Kësisoji, klubi katalanas e tejkaloi për herë të parë në historinë e tij homologun nga “Santiago Bernabeu”, sipas raportit për financat e pesë ligave kryesore europiane, të përgatitura nga ekonomisti José María Gay de Liébana.

“Për herë të parë dhe sipas llogarive vjetore të klubeve, të ardhurat operative të Barcelonës i tejkaluan ato të Real Madridit me më shumë se 100 milionë euro, në sezonin 2018-2019″, – tha Gay de Liébana gjatë një konference në Kolegjin e Ekonomistëve të Katalonjës. Sipas ekonomistit të njohur spanjoll, ky ndryshim në hegjemoni mund t’iu atribuohet “të ardhurave nga marketingu, të cilat në rastin e Barcelonës ishin 381 milionë euro karshi 297 milionë eurove të Real Madridit”.

Gay de Liébana, gjithashtu sqaroi se, në sezonin 2018-2019, totali i aseteve të Barçës ishte 1.359 milionë euro, krahasuar me 1.138 milionë euro të klubit të Madridit, duke nënvizuar “një investim shumë të fortë të Barcelonës në asetet fikse”. Nga ana tjetër, ai theksoi se “borxhi i përgjithshëm i Real Madridit (605 milionë euro) është sa gjysma e atij të Barçës (1.226 milionë euro). Pra, këshilla është e qartë për klubin katalanas: “Barcelona duhet të përmirësojë bilancin e saj, duke rritur burimet e veta të të ardhurave dhe uljen e deficitit”.

Related posts

​E BUJSHME/ “GODET” mbrojtësi katalanas, Pique afër blerjes së klubit spanjoll

Isa.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ HUNGARISË/ Tronditet Barcelona, ja do të mungojë sulmuesi Dembele…

Delo.autor

ITALI-AUSTRI/ “Azzurrët” kërkojnë të vendosin një personal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment