Futboll Sport

DO ME ÇDO KUSHT TË LARGOHET DHE KA ACARUAR TIFOZËT/ Zbulimi i Botërorit i kërkon Benfikës të mos e aktivizojë

Situata e talentit argjentinas Enzo Fernandez ka marrë një kthesë të papritur. Djaloshi i cili u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit 2022, dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Çelsit dhe kjo ka çuar në kërkesën e tij ndaj klubit të Benfikës që të mos e grumbullojë dhe aktivizojë në sfidën e të premtes ndaj Portimonense në kampionat.

Blutë mësohet se kanë bërë një ofertë që kap kuotën e 130 milionë eurove për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, një ofertë e cila kalon klauzolën e tij të largimit prej 120 milionë eurosh dhe që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Çelsi është gati që këtë pagesë ta bëjë të ndarë në tre sezone.

Futbollist 21-vjeçar është kthyer brenda pak kohësh nga një idhull në klub, në një të padëshiruar pasi kishte braktisur klubin për të festuar Vitin e Ri në Argjentinë duke humbur dy seanca stërvitore. Sipas “O Jogo”, kërkesa e tij për të mos luajtur të premten, mund të jetë ajo që do të bindë Benfikën përfundimisht që të shesë futbollistin e talentuar i cili si fillim do të ndëshkohet me një gjobë të majme sepse vendosi të mungonte në seancat stërvitore për të festuar Vitin e Ri në shtëpinë e tij.

Related posts

LËVIZJA E PAPRITUR/ PSG e pezulloi, Neymar Jr poston fanellën e… (FOTO)

F.autor

Provat e lira/ Hamilton “fluturon” edhe në Austri, Vettel i treti

Isa.Autor

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Ja kush janë rebelët e “Zonjës së Vjetër” që festuan largimin

Delo.autor

Leave a Comment