Futboll Sport

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Një lajm i bujshëm është raportuar këto minuta nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Romano raporton se Arsenal ka arritur akordin me Chelsean për të sjellë në “Emirates Stadium” organizatorin italian të mesfushës, Jorginho.

Arsenal ka bërë ofertën prej 12 milionë paund dhe Chelsea ka rënë dakord për këtë shifër, ku tashmë janë duke kryer finalizimin e dokumentave përkatëse.

Kontrata do të jetë deri në vitin 2024 me një opsion plus një sezon. Kontakti i parë ishte dje dhe Arsenal arriti ta finalizonte këtë transferim të bujshëm. “Topçinjtë” kanë prenotuar edhe vizitat mjekësore për mesfushorin italian. Raportohet se ndikimi i trajnerit të Arsenal, Arteta, ishte vendimtar në finalizimin e këtij operacioni.

Related posts

FLET NË PRAG TË DERBIT MILANEZ/ Spalletti: Nga objektivi Champions te Nainggolan dhe plani anti-Piatek

Delo.autor

PAS NDËRHYRJES/ Ja çfarë do të bëjë Sami Khedira pasi shfaqi probleme me zemrën

Delo.autor

Pamja MADHËSHTORE e “Arenës Kombëtare”, përfundon plotësisht mbulesa e stadiumit të ri

Isa.Autor

Leave a Comment