Futboll Sport

EFEKTI CR7/ Ja kaloi dhe finales së Kupës së Botës, mësoni sa shikues kishte prezantimi i Ronaldos te Al-Nasr

Ardhja e Kristiano Ronaldos në Al Nasr të Arabisë Saudite ka bërë bujë në vend dhe pritja spektakolare që iu bë portugezit e dëshmon këtë.

Efekti CR7

Nënshkrimi i numrit 7 ka kthyer vëmendjen e mijëra fansave drejt Arabisë, gjë që dëshmon edhe fakti se kur Al Nassr njoftoi nënshkrimin e Kristianos, numri i ndjekësve në llogarinë e tij në Instagram ka arritur në mbi 10 milionë.

Për më tepër, prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës.

Sa njerëz e panë prezantimin e CR7?

Gazetari Pedro Sepuleda tha se ceremonia e prezantimit të Kristiano Ronaldos në Al Nasr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.

Kjo shifër ka tejkaluar numrin e shikimeve në të njëjtat 40 kanale ku u transmetua finalja e Kupës së Botës në Katar midis Francës dhe Argjentinës, ku skuadra e Messit fitoi titullin.

Pse po shtyhet debutimi i Ronaldos në Al Nassr?

Edhe pse ylli portugez u largua nga Mançester Junajtid, ai nuk i shpëtoi një sanksioni të vendosur nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe duhet të paguajë një dënim me dy ndeshje për thyerjen e telefonit të një tifozi të Evertonit.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, neni 12.1 i Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve thotë se Kristiano duhet të përmbushë dënimin që i është dhënë në Premier League, edhe pse ka ndryshuar kontinent.

Related posts

Martinez i zhgënjyer: Një top i vdekur vendosi FATIN e Belgjikës…

Isa.Autor

Nga Fekir te Dembele/ NJIHUNI me 10 transferimet që mund të ndodhin në Angli

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Kante financon kërkimet për ish-shokun e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment