Basketball Sport

NBA pret finalet e Konferencave, Boston e Houston për të ndryshuar historinë

Do të nisin nesër në mëngjes ndeshjet finale të play off-it në NBA, ku të parët do të zbresin në fushë dy ekipet finaliste në Konferencën e Lindjes, Boston dhe Cleveland. Kjo e fundit është kampione në fuqi në këtë kah të NBA-së dhe po kalon një moment të mirë në këtë fazë të play off-it, por ndryshe nga vitet e fundit nuk ka në favor faktorin fushë. 4 nga 7 finalet e planifikuara do të luhen në fushën e Celtics, që synon të rikthehet protagonist në NBA, si dikur.

Më datën 15 maj do të çelin siparin edhe finalet e Konferencës së Perëndimit, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat e Houston dhe Golden State. Ekipi teksan do të luajë më shumë ndeshje në fushën e tij, por përballë janë kampionët e NBA-së të Warriors, që pas rikthimit të Stephen Curry (pas dëmtimit) janë një skuadër e frikshme. Golden State do të kërkojnë të mbrojnë titullin kampion, ndaj pritet një finale e fortë dhe me rivalitet mes dy finalisteve.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors

Related posts

KORONAVIRUSI/ FSHF merr vendimin: Ndeshjet do të luhen…

Delo.autor

SOT DERBI I KRYEQYTETIT/ Interesim i madh për sfidën Tirana-Partizani, mësohet sa bileta janë shitur deri tani

F.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë, Juventus gati të marrë vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment