Futboll Sport

I SKADON KONTRATA NË QERSHOR/ Fantazisti francez kërkon me ngulm kalimin te Milani

Milani thuhet se është në kërkim të përforcimeve për në verë. Një rol në të cilin mund të vijnë më shumë lojtarë mund të jetë mesfusha, ku kuqezinjtë do të synojnë lojtarë në skadencë kontrate. Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato.com”, Husem Auar pret pikërisht “Djallin”.

Aouar-del-Lione-foto-LaPresse

Kontrata e francezit me Lionin do të skadojë në qershor dhe ai do t’i kishte kërkuar shprehimisht agjentëve të tij që të përpiqeshin të thellonin diskutimin me kampionët e Italisë.

Auar do ta kishte vendosur Milanin në krye të listës së preferencave. Oferta e vetme konkrete në pjatë do të ishte ajo e Betisit të Sevijës. Në sfond do të ishte edhe Roma. Sidoqoftë, gjithçka do të varet nga situata me Brahim Diazin, pasi nëse spanjolli konfirmohet, mund të mos ketë më vend te Milani për Auarin.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pogba po shtyn rinovimin me Manchester United, dëshiron një rikthim tek…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ FORMACIONET: Lazio kërkon hakmarrjen ndaj Interit (FOTO)

Isa.Autor

Gjesti i turpshëm i brazilianit/ Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment