Futboll Sport

KOLAPSI I JUVENTUSIT/ Edhe Dybala i nxjerr zbuluar: Na gënjyen për PAGAT

Juventus duket i zhytur në probleme të mëdha. -15 pikë të hequra nga klasifikimi për mashtrim financiar, por gjërat e këqija për klubin mund të mos ndalen këtu.

Ish-sulmuesi i badhezinjve, Paulo Dybala ka thënë se lojtarët në atë kohë pranuan të hiqnin dorë vetëm nga një pagë dhe jo nga katër të tilla, sicc pretendon klubi.

“Më kujtohet se kemi marrë vendimin të vendosim së bashku, domethënë të pranojmë ose jo propozimin, por ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved. Na kërkuan të heqim dorë nga 4 paga mujore dhe u befasuam, pasi ishin shumë. Pjesa më e madhe e futbollistëve thanë menjëherë jo, duke mbajtur qëndrim të prerë. Më pas na garantuan se tre prej këtyre 4 pagave, do të na kalonin me siguri në sezonin pasardhës. Në të vërtetë ne hoqëm dorë nga vetëm një pagë mujore, por në marrëveshje u shkrua për katër”, tha Dybala.

Related posts

BARCELONA MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ “Katalanasit” piketojnë “të përjashtuarin” e Ten Hag

F.autor

UEFA e shqetësuar për precedentin ‘Kiev”, finalet e “Champions League” mund të luhen në Amerikë

Sadik.Autor

Bologna ndal Romën, asist Interit dhe Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment