Futboll Sport

SINJALE SHPRESE PËR MILANIN/ Oferta e re për Leaon afron firmën me portugezin

Kthehet përsëri “dashuria” mes Milanit dhe Rafael Leaos. Sulmuesi portugez është pranë fundit të kontratës dhe Milani po provonte me çdo kusht të mbante lojtarin, për të mos rrezikuar që ta shiste me “konto” gjatë janarit apo gjatë verës. Pas një periudhe “ngrice” mes palëve, duket se është kthyer përsëri “dashuria” dhe tashmë firma është më afër.

Si gjithmonë janë paratë në mes dhe këtë herë Milani ka bërë ofertën e duhur për të bindur yllin portugez që të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, duke kënaqur kërkesat e tij ekonomike. Milani ka bërë një përmirësim të ndjeshëm të ofertës me kalimin e kohës dhe tashmë raportohet se rroga e tij pritet të jetë rreth 7 milionë euro në sezon, shifër që kënaq futbollistin.

Në mediat italiane diskutohet për një takim mes Maldini, Masara dhe përfaqësuesve të lojtarit për të përcaktuar detajet e fundit të ofertës financiare, duke pritur që në fund të marrëveshjes të vijë firma që do të qetësojë edhe tifozët. Këta të fundit kanë kërkuar në kor që lojtari dhe klubi të bëjnë një sakrificë të rëndësishme, në mënyrë që të vazhdojë një bashkëpunim i cili deri tani ka qenë shumë i suksesshëm dhe ktheu Milanin përsëri në majën e futbollit italian.

Related posts

REALI NË KAOS/ Man United “piketon” mbrojtësin spanjoll, do FIRMOSI në JANAR nëse…

Isa.Autor

ANGLI-BELGJIKË/ Zgjedhje befasuese nga trajneri i “Tre Luanëve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Zbulohet nga prestigjozja “The Sun”, Guardiola po mendon largimin nga City nëse…

Delo.autor

Leave a Comment