Futboll Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo bën gafën e madhe gjatë konferencës, “ofendon” në mënyrë të turpshme Arabinë Saudite

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u prezantua dje zyrtarisht si lojtar i Al Nassr, pasi u nis në Riad dhe kreu testet mjekësore.

Para se të prezantohej para 25 mijë tifozëve në “Mrsool Park”, Ronaldo mori pjesë në një konferencë për shtyp dhe diskutoi pse vendosi të bënte lëvizjen në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi dëshirën e tij për një sfidë të re pasi në Evropë fitoi gjithçka dhe pranoi se pavarësisht ofertave të shumta nga klubet evropiane, Brazili apo Shtetet e Bashkuara, ai i kishte dhënë fjalën Al Nassr.

Por Ronaldo bëri një gabim të madh përpara gazetarëve dhe qindja mijërave që e shikonin në transmetim live nga e gjithë bota, pasi në vend që të thoshte Arabia Saudite, ai tha Afrika e Jugut.

Cristiano Ronaldo tha: “Për mua nuk është fundi i karrierës sime të vij në Afrikën e Jugut, kjo është ajo që dua të ndryshoj dhe të jem i sinqertë, nuk shqetësohem për atë që thonë njerëzit”.

Kjo gafë e madhe e portugezit u bë një objekt bisede dhe debate në rrjetet sociale mes fansave, sidomos të atyre vendas pasi janë ndjerë të ofenduar.

 

Related posts

“NUK E DI PSE E BËRI, NUK ËSHTË E LEJUSHME”/ Kopp reagon për postimin e yllit të Cityt (FOTO)

Delo.autor

KOMENTON PËR FAVORITIN E “EURO 2020″/ Kroos BESON: Kjo Gjermani, më e fortë së në…

Delo.autor

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Numri 7 është i zënë tek Manchester United, cilin numër do të marrë Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment