Futboll Sport

28 NDESHJE 0 HUMBJE/ Italia është rikthyer e frikshme, ja pse shkëlqen “banda” e Mancinit

Ta rinisësh nga zero, është një mision. Ta bësh duke zgjedhur rrugën më pak të eksperimentuar pastaj, është një lëvizje që do më shumë sesa kurajë, por Roberto Mançini nuk është një trajner normal. Ish-sulmuesi që shquhej për fantazinë kur ishte futbollit, një lojtar që e kishte më të lehtë të godiste me thembër sesa të kërkonte goditjen normale dhe më të lehtë, vendosur që të ngjyroste me ngjyrën e kaltër edhe idenë e lojës së tij. Si? Eksperiencë në mbrojtje, rikrijimin e murit historik, i cili tashmë nuk pëson gol prej 9 ndeshjesh radhazi.

Shpejtësi dhe gjëra të thjeshta në mesfushë, pasime të shkurtra, jo nevojë absolute për të kërkuar spektaklin me driblime të kota. Dhe mungesë lideri në sulm, pa pasur nevojën e një numri 9 si pikë referimi, por liri totale për ndërrim pozicionesh dhe detyrim për të kërkuar sa më shpesh që të jetë e mundur duelin një kundër një dhe goditjet e paparashikueshme, kur shihet një tunel mes mbrojtjes rivale dhe kuadratit të portë. Diçka e lehtë në dukje, por sa shumë punë u desh për këtë? Kombëtarja e re e Mançinit lindi në errësirë, në momentin ndoshta më të errët të historisë së futbollit italian.

Në momentin kur dukej se yjet në qarkullim mungonin dhe disa veteranë si Bufon e De Rosi tashmë ishin shumë të tepër, Mançini vendosi që ai që as ai të mos ndihej ylli i momentit, përkundrazi t’i shtonte yje të reja dhe dritë një ekipi në terr të plotë, jo vetëm për nga idetë, por mbi të gjitha për nga vetëbesimi se mund të ringrihej sërish një skuadër. Lëvizja e parë e Mançinit ishte grumbullimi i çdo talenti të ri që të vihej në provë, edhe rezervën e fundit në skuadrën më të humbur të Italisë. Tipi Barela për shembull, që luante në provincë me Kaljarin… Kiezën, një 20-vjeçar që te Fiorentina dukej sikur dinte vetëm të vraponte…

Por, i dha spaleta edhe Insinjes, një lojtari të rëndësishëm, por që në kombëtare ishte i fundit mes hierarkive. Gjithsesi, që të arrish deri te zona e golit, fillimisht duhet që të mos pësosh dhe Mançini vendosi t’i ia dorëzojë murin jo vetëm Kielinit e Bonuçit, por edhe lojtarëve të tjerë me eksperiencë si Açerbi, ndërsa të rinjtë Romanjoli e Bastoni duhet të mësonin nga ata. Në mesfushë, ku në Italinë e së kaluarës nuk duhej të mungonte kurrë ai lojtari i egër i tipit Gatuzo apo De Rosi, ideja në fjalë u hodh në kosh. Për të kaluar nga topin te mbrojtja në sulm nevojiten ide, shpejtësi, qartësi dhe ku ka më mirë sesa tre lojtarë me këmbë të arta si Zhorzhinjo e Verrati të dirigjonin orketrën, plus Sensin, një tjetër fantastik, që pas dëmtimeve të shumta i la vendin Barelës.

Ky i fundit mund të duket muskuloz, por në të vërtetë është një motor, shumë i zoti në rikuperim dhe di të sulmojë edhe zonën si një sulmues i fshehur. Ndërsa në sulm? Kieza, Imobile, Insinje, por edhe Bernardeski, Beloti… Po kush e bën sulmuesin? “Atë e vendosin vetëm ata që zbresin në fushë. Mua më mjafton që ata të mos i shkelin këmbët njëri-tjetrit dhe dua të shoh vetëm që të vënë cilësitë e tyre në lojë për të mirën e skuadrës”, deklaronte pak kohë më parë Mançini. Një deklaratë kjo, e cila tregon qartë se çfarë e ka rikthyer Italinë të shkëlqejë: lirshmëria për të treguar se sa vlejnë, për të bërë krenarë veten dhe italianët.

Related posts

U DËNUA NGA “FIFA”/ Chelsea do blejë lojtarë në verë, ja formula…

Delo.autor

Dikur luante tek United, sot Evra pranon t’i bashkohet gjigandit turk

Q.Autor

U largua nga Shkëndija, Olsi Teqja drejt Belgjikës

Sadik.Autor

Leave a Comment