Futboll Sport

ANCELOTTI TRAJNERI I BRAZILIT? Reagon Federata: Tekniku i ri i kombëtares…

Lajmi bombë i publikuar nga “ESPN” ka gjetur të papërgatitur federatën braziliane të futbollit, që është detyruar që të përgënjeshtrojë arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottin përmes një njoftimi zyrtar.

“Federata braziliane e futbollit njofton se lajmi i publikuar këtë të premte, ku thuhet se trajneri i Realit të Madridit, italiani Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Brazilit është i pavërtetë.

Po vazhdon kërkimi për teknikun e ri të skuadrës kombëtare dhe vendimi do të njoftohet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftim.

Pak orë më parë “ESPN” publikoi lajmi se Ancelotti kishte arritur marrëveshjen për të drejtuar Brazilin nga korriku i këtij viti deri në vitin 2026.

Related posts

ARRITJE HISTORIKE/ Sportistja koreane thyen rekordin 25-vjeçar në Lojërat Olimpike

Delo.autor

E BUJSHME/ PANUCCI: Pyesni DUKËN për të ardhmen, kontrata ime përfundon…

Isa.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Francë-Ukrainë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment