Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LEGJENDA E KLUBIT TË HANNOVER/ Ish-kapiteni i Kombëtares heq dorë nga pasaporta shqiptare

26 vite më parë Altin Lala, si shumë refugjatë të tjerë, emigroi në Evropë për një jetë më të mirë. Fati do t’i buzëqeshte në Gjermani, ku me talentin që kishte si futbollist nis karrierën me modestët e Borussia Fulda.

Ishin vite të vështira për të gjithë shqiptarët, por kur Shqipëria sapo kishte kaluar një nga tragjeditë më të mëdha kombëtare në vitin 1997, Lalës i vjen një mundësi e shkëlqyer.

Dhe asokohe djaloshi nga Mirdita nuk mund ta hidhte poshtë. Hannover e provon dhe Lala bind drejtuesit gjermanë. Vitet kaluan dhe mesfushori shqiptar u bë kapiten i Hannover, por edhe i Kombëtares shqiptare.

Në vitin 2012 i jep fund futbollit të luajtur, ndërsa sot edhe një legjendë e klubit të Hannover, teksa për Lalën këndohet edhe një këngë.

Por edhe pse një mit në qytetin e Hannoverit, njëkohësisht edhe një legjendë e futbollit shqiptar, ligjet e shtetit gjerman e detyruan Lalën të bënte një zgjedhje jo të lehtë.

Gjermania ka nxjerrë ligjin që kush ka dy nënshtetësi apo më shumë, duhet të zgjedhë vetëm një. Lala ka zgjedhur nënshtetësinë gjermane, kjo edhe për faktin se ai ka biznesin e tij atje, plus si menaxher lojtarësh Gjermani i jep më shumë përparësi.

Duke folur për Report TV, Lala tha:

“Më duhej të hiqja dorë nga pasaporta shqiptare për shkak të impenjimeve të mia. Shpresoj që kur të bëhet ndryshimi i ligjit në Gjermani të aplikoj dhe ta marr sërish shtetësinë shqiptare.”

 

Related posts

NDRYSHON OBJEKTIV NË MERKATO/ Trajneri Guardiola kërkon sulmuesin më në formë të Europës, ja emri i madh…

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni gafën e pabesueshme të JAMES (VIDEO)

Isa.Autor

Beckham: “Ai është trajneri ideal për Man United, Sanchez…”

Q.Autor

Leave a Comment