Futboll Sport

S’KA SURPRIZA! Kush janë kandidatët për të fituar çmimin si futbollisti më i mirë për vitin 2022

Tre kandidatët për të fituar çmimin si futbollisti më i mirë i FIFA-s për vitin 2022 janë Lionel Mesi dhe dy francezët Karim Benzema dhe Kilian Mbape.

Argjentinasi është më favoriti për shkak se fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e tij dhe po bën një sezon fantastik tek PSG.

Nga ana tjetër Benzema u dëmtua në prag të Botërorit 2022 dhe nuk arriti të luante as edhe një ndeshje në turne. Ndërsa tek Real Madridi ka bërë paraqitje të mira.

Mbape ashtu si Mesi shkëlqeu në Botëror, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Ai riktheu në “lojë” Francën në finalen e madhe kundër Argjentinës teksa shënoi 4 gola./ Panoramasport.al

Related posts

FOTO/ Çmenduria e luksit të tepërt/ Bayern ndërton hotelin ‘VIP’ brenda stadiumit. Shikon ndeshjen nga…

Q.Autor

“Ultras Guerrils”: Partizani s’mund të bëhet qendër rehabilitimi për plakushë të rrjedhur

Q.Autor

CHAMPIONS/ Gundogan “MAGJIK”, “Qytetarët” realizojnë dy gola të shpejtë ndaj Portos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment