Futboll Sport

ËSHTË LIDERI I EKIPIT MË NË FORMË NË EUROPË/ Amir Rrahmanin e rreshtojnë si më të mirin në Itali

Amir Rrahmani po kalon një sezon fantastik me Napolin teksa titullin kampion e kanë në “xhep” pasi janë plot 15 pikë larg Interit të vendit të dytë ndërsa kanë mbetur edhe 16 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Rruga është ende e gjatë por nga java në javë, napoletanët “shtypin” këdo që i del përpara.

Mbrojtësi kosovar është kthyer në një lider pas largimit të Koulibaly duke patur një rritje të konsiderueshme të nivelit të lojës dhe për trajnerin Spalletti është shumë i rëndësishëm pasi ai flet gjatë gjithë kohës në fushë duke inkurajuar dhe udhëzuar shokët e ekipit.

Paraqitja e fundit në fitoren e Napolit 0-2 në transfertë me Sassuolon është vlerësuar makismalisht nga SofaScore teks e ka bërë 28-vjeçarin pjesë të formacionit të javës me notën 8.1, më i miri në repartin defansiv.

Related posts

U DËMTUA NË KOKË/ Sulmuesi i Marseille vendosi… “kapele” noti! (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Suso i VETËOFROHET Interit, IRRITOHEN drejtuesit e Milanit 

Isa.Autor

MESFUSHORI I “TOPÇINJVE” NJË HAP LARG MILAN/ Konfirmon babai i Elneny: Priten të jenë vendimtare për…

Delo.autor

Leave a Comment