Futboll Sport

HYSAJ NGJIT HIERARKITË/ Si i rifitoi zemrën Sarri-t

Gjatë merkatos të janarit Lazio bleu Luca Pellegrini-n, i cili duhej të ishte titullar fiks në formacion. Por faktet tregojnë një realitet tjetër, përveç Marusiç titullari tjetër në atë pjesë të fushës është Hysaj.

Rikthimi – Hysaj luan këtë vit sezonin e dytë në Romë dhe nuk është një sekret nëse e konsiderojnë si të besuarin e trajneriy pasi ky i fundit e ka stërvitur në Empoli dhe Napoli më parë. Në javët e fundit shkodrani ka fituar përballë konkurencës duke u kthyer në titullar fiks për Lazio-n. Një fakt i tillë tregohet edhe nga aktivizimi në 7 ndeshjet e fundit (6 të vlefshme për Serie A, njëra për Conference League), Hysaj ha luajtur nga minuta e parë duke lënë në stol Lazzari-n dhe Pellegrini-n. Mbase Lazio humb disi në fazën sulmuese me Hysajn në fushë, por Sarri insiston pasi preferon të ketë një lojtar që i shton agresivitet dhe fizik një reparti delikat siç është ai mbrojtjes.

Numrat – Hysaj mbërriti në Romë një vit më parë me parametra zero dhe me klubin e Lazio-s ka koleksionuar 65 paraqitje dhe një gol (kundër Spezia-s sezonin e kaluar). Aventura e re nuk nisi siç shpresonte pasi shumë shpejt e pa veten pas Marusic dhe Lazzari. Situata ishte aq e rëndaur sa presidenti i Lazio-s, Lotito, u detyrua që të ndërhynte në merkato për të përforcuar repartin. Por në muajin e fundit diçka ka ndryshuar dhe Hysaj është kthyer përsëri në një pikë ku Sarri mund të mbështetet.

Related posts

Daja: Sot na buzëqeshi fati, sulmi im ende nuk është në formë. Objektivat nga janari janë…

Isa.Autor

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah ka aftësitë për të luajtur në Real Madrid

Q.Autor

BETIS-BARCELONA/ Messi kërkon fitoren për të vazhduar rrugën drejt titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment