Futboll Seria A Sport

“PSG-JA IME MË E MIRË SE KJO E POCHETTINOS”/ Ibrahimovic: Ja çfarë nuk më pëlqen te Mbappe

Zlatan Ibrahimovic ka folur për Kylian Mbappe në një intervistë për TF1.

Komplimente dhe kritika nga ana e suedezit për yllin e Paris Saint-Germain.

“E adhuroj, por nuk bën aq sa duhet. Do të ishte shumë më i fortë nëse mëson të lëndojë veten”, ka thënë sulmuesi i Milan-it.

“Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë mbi zjarr. Duhet ta rrethojë veten me ata që thonë se nuk je i mirë aq sa duhet dhe do të bëhesh më i fortë”.

Ibrahimovic e shikon akoma ekipin e Pochettino-s si një skuadër individualistësh. I pyetur nëse mendonte se skuadra aktuale ishte më e mirë se ajo e tija kur ai luante në Parkun e Princave:

“Jo, nuk është. Sepse ne ishim një skuadër. Sot, kjo nuk është një skuadër. Ndoshta do të jetë më vonë. Besoj te kjo skuadër, por nuk janë më të mirët”.

Related posts

Gjetan Keta ndeshet për titull Botëror me boshnjakun, ja statistikat e të dyve

Isa.Autor

Incidentet në Liverpool-Roma/ UEFA zbulon ndëshkimin me një notë proteste

Sadik.Autor

MIQËSORE LUKSI/ Liverpool-Napoli, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment