Futboll Sport

NAPOLI “PUSHTON” ITALINË/ Ekipi i Spallettit nuk di të ndalet: Mund të arrijmë diçka speciale

Napoli nuk njeh rival në Serie A, vijon i qetë marshimin drejt titullit kampion. Ekipi i Spallettit kaloi pa shumë vështirësi Cremonese në “Maradona” duke dalë me pikë të plota pas suksesit të pastër 3-0. Kvarataskhelia kaloi Napolin në avantazh në minutën e 22-të, ndërsa në të 65-tën ishte Victor Osimhen që dyfishoi shifrat. Për nigerianin ky ishte goli i tij i 17-të sezonal në Serie A. Për të mbyllur përfundimisht llogaritë mendoi Elmas në minutën e 79-të që hipotekoi fitoren e 6-të radhazi për Napolin në Serie A.

Me këtë sukses, ekipi i Spallettit përforcon gjithnjë e më shumë pozitat në krye, për momentin shkojnë në plus 16 pikë në raport me Inter, por me një ndeshje më shumë:
Spalletti“Njerëzit flasin se ne e kemi fituar titullin dhe se mund të mendojmë për gjëra të tjera, por nuk është kështu. Ne jemi të përqendruar në çdo detaj. E vërtetë është se qyteti dhe tifozët presin diçka speciale këtë vit, ne jemi të vetëdijshëm se mund të arrijmë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Spalletti

Related posts

KORONAVIRUSI/ Probleme me testin e COVID-19 tek Real Madrid, lojtari brazilian duhet ta bëjë sërish

Delo.autor

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ Ja ideja e “çmendur” pas kualifikimit në Champions League…

Delo.autor

NAPOLI/ McTominay: Ndryshon shumë Serie A me Premier League, ky është sulmuesi më i fortë që jam përballur

F.autor

Leave a Comment