Futboll Sport

MBAPPE I JEP SHPRESË PSG-SË/ Stërvitet për të qenë gati ndaj Bayern Munich

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje, i cili doli kundër datës dhe arriti të marrë pjesë në përgatitjet e PSG-së dy ditë para ndeshjes së parë kundër Bayern Munich në Champions League.

Në Paris shkruanin se Mbappe do të ishte jashtë fushave deri në fund të shkurtit, pasi dëmtimi muskulor që pësoi ndaj Montepellier vlerësohej se do ta mbante jashtë për tre javë.

Megjithatë, prezenca e francezit në stërvitjen e datës 12 shkurt krijoi automatikisht shpresën në kryeqytetin francez se më në fund do të bëjë kthesën e madhe dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj gjermanëve të martën në mbrëmje.
Mbappe nuk arriti ta përfundonte stërvitjen me ekipin e tij, i cili ka bërë të gjithë me ankth deri në kontrollin e fundit mjekësor, nëse do të jetë në gjendje të futet në fushën e lojës apo jo ndaj bavarezëve.

Related posts

ARSENAL NUK DI TË NDALET/ Pas një aksioni të nisur nga Xhaka, talenti Saka ndëshkon Chelsea me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Everton ka shpenzuar 260 mln euro për 1 vit! Tifozët: “Mund të kishim marrë Ronaldon…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Marrosi me tripletë mbarë Europën, “ylli” SHQIPTAR fut në “sherr” 2 SUPER KLUBE

Isa.Autor

Leave a Comment