Futboll Sport

FITORJA NDAJ ANGLISË/ Rodrigo: Shpresoj që De Gea do të lavdërohet po aq sa është kritikuar

Përkundër faktit se e shënoi golin e fitores për Kombëtaren e Spanjës kundër Kombëtares së Anglisë në Wembley, pas ndeshjes Rodrigo preferoi të fliste për performancën e David de Geas, duke e lavdëruar atë.
Në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për Ligën e Kombeve, De Gea u tregua vendimtar për fitoren e Spanjës ndaj Anglisë me rezultat 2-1. Ai arriti ta bëjë një pritje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë ndaj bashkëlojtarit të tij në Manchester United, Marcus Rashford.

Portieri spanjoll ishte kritikuar shumë gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi për shkak të performancave të tij me Kombëtaren e Spanjës. Megjithatë përveç trajnerit, atij i ka dalë në mbrojtje se heroi i ndeshjes së mbrëmshme, Rodrigo.

“Është gjithmonë e rëndësishme që të performosh mirë, gjë që David de Gea e bëri, dhe shpresoj se ju do të keni po aq lëvdata për ta se keni pasur kritikat gjatë Kupës së Botës”, ka thënë Rodrigo.

“Wembley është një stadium mjaft i vështirë për të luajtur si mysafir dhe Anglia është një kundërshtar i mrekullueshëm. Ne luajtëm për mrekulli dhe arritëm t’i përballojmë vështirësitë që na erdhën pasi që e morën golin e parë”.

“Në pjesën e dytë, ne tentuan të shënojmë gola dhe pak nga pak edhe mbronim. Por, De Gea na shpëtoi më shumë se një herë gjatë ndeshjes”.

Related posts

Messi e do Saulin, jo Griezmannin (FOTO)

Q.Autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Nderimi për Aguero-n: çmimi prestigjioz do të marrë emrin e tij

Delo.autor

PAS ZBARKIMIT TEK PSG/ Messi përfundon me sukses testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi

Delo.autor

Leave a Comment