Futboll Sport

ZYRTARE/ Erë ndryshimi në Milano, Milan bëhet me drejtor të ri

Milani ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Stefano Cocirios si shefi i ri financiar i klubit.

Cocirio iu bashkua Elliott Management në 2015, ku ai punoi me kuqezinjtë si një menaxher portofoli, duke bërë kështu një punë të kënaqshme.

Anëtar i bordit të drejtorëve të Milanit që nga viti 2018, Cocirio u largua nga fondi amerikan në 2022 për të qëndruar me skuadrën e Serisë A, duke u bashkuar me Gerry Cardinale dhe projektin e RedBird.

“AC Milan njofton zyrtarisht emërimin e Stefano Cocirio, anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 2018, si Drejtor Kryesor Financiar i Klubit. Si CFO, duke raportuar drejtpërdrejt te CEO Giorgio Furlani, Cocirio iu dha kompetencat për të koordinuar fushat e financës, administratës, thesarit, blerjeve dhe kontrollit të menaxhimit të AC Milan, me qëllim forcimin e strukturës në procesin e vazhdueshëm të rritjes dhe zhvillimit, duke marrë pjesë aktive në vendimet strategjike menaxheriale.”-njofton klubi. Cocirio, do të ndihmojë në koordinimin e menaxhimit financiar dhe investimeve të klubit.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

Atletico për formalitet me Lokomotivën, Borussia kërkon përmbysjen me Salzburgun

Q.Autor

“NDESHJA ISHTE E VUAJTUR…”/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

Delo.autor

Leave a Comment