Futboll Sport

RINOVIME E MERKATO/ Kualifikimi lehtëson “hallet” e zikaltërve, Interit i duhen 20 milionët e Champions-it

Çerekfinalet në shtëpinë zikaltër mun gojnë prej 12 vitesh dhe mbërritja e tyre është një nga prioritetet e Interit aktual. Përballë do të jetë Porto që nuk është një pengesë e nivelit të Liverpulit të një viti më parë, por padyshim që nuk është një kundërshtar i thjeshtë.

Përveç krenarisë që do të sjellë suksesi sportiv, kualifikimi do të jetë edhe një bonus i konsiderueshëm për financat, si një nga armët kryesore për Interin e së ardhmes.

TË ARDHURAT – Kualifikimi për në fazën tjetër vlen 20 milionë euro (përfshihen të ardhurat nga UEFA, të drejtat televizive dhe biletat e stadiumit), një shumë e paplanifikuar në buxhetin e klubit, që si objektiv në preventiv në fillim të sezonit kishte përcaktuar vendin e tretë në grup dhe zbritjen në Europa League.

Kjo vlerë do të ishte një oksigjen për arkat, sidomos në një klub, i cili vetëfinancohet dhe që një nga mënyrat për të sjellë të ardhura ka gjetur shitjen e lojtarëve të rëndësishëm.

Sakrifikimi i Dumfrisit është lëvizja që pritet nga Interi në verë, me planin për të sjellë 60 milionë euro dhe përsëri largimi i holandezit mund të mos jetë i mjaftueshëm.

20 milionë eurot munden vetëm të shërbejnë për të mos e detyruar klubin të shkojë drejt një tjetër shitjeje që mund të komplikojë planet sportive të zikaltërve.

BLERJE E RINOVIME – Ka edhe dy aspekte të tjera për t’u konsideruar. Me një bonus të tillë, drejtuesit do të kenë më shumë mundësi manovrimi në merkato.

Vërtet që përsëri nuk mund të afrojnë lojtarë, kartonët e të cilëve kushtojnë, por të paktën mund të tentojnë lojtarë me parametër zero, por për të cilët ka nevojë të investohet te paga, siç mund të jetë rasti i Markus Turamit. Një tjetër ndikim i kualifikimit dhe 20 milionë eurove janë edhe rinovimet.

Disa prej lojtarëve të Interit kanë një kontratë që skadon në qershor dhe për ta do të shërbejnë propozimet e duhura, ashtu si dhe për dy emra si Çalhanoglu e Bastoni, kontrata e të cilëve vërtet skadon në 2024-ën, por për t’i bindur dhe për të shmangur rastin “Shkriniar” do të nevojiten oferta me shifra që i kalojnë 5 milionë eurot në sezon. E me sa duket, duke nisur që nga nesër e deri më 14 mars kur do të jetë ndeshja e kthimit, Interi duket se do të luajë të tashmen dhe të ardhmen.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Totrenham-Liverpool. Rezultati 2-2

Delo.autor

PËRGATITET “BOMBA” E MERKATOS/ Donnarumma “blen” dy lojtarë të Real Madrid…

Delo.autor

RRËFEN TË VËRTETAT E LARGMIT/ Viçenco Montela: E sfidoj hapur…

Isa.Autor

Leave a Comment