Futboll Sport

KA MAHNITUR EVROPËN/ Bayern kontakton me agjentët e Hojlund

Rasmus Hojlund është xhevahiri i ri i Atalantës dhe një nga yjet më premtues të futbollit evropian.

Me skuadrën e Atalantas në Serie A këtë sezon, sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur 23 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 2 të tillë. Në total në këtë sezon, bashkë me ish-ekipin e tij austriak Sturm Graz, danezi ka luajtur 33 ndeshje në total, 14 gola të shënuar dhe 5 asiste.

Por, jo vetëm kaq, ai bëri që shumë klube të mëdha evropiane të kthejnë kokën nga ai në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që janë zhvilluar këto ditët e fundit. Në 2 ndeshjet e Danimarkës, përkatësisht kundër Finlandës dhe Kazakistanit, Hojlund ka shënuar 5 gola.

Juve dhe Napoli nga Serie A janë të interesuar për shërbimet e tij, por edhe jashtë Italisë ka interes të madh për kartonin e tij. Newcastle, Manchester United dhe Arsenal e kërkojnë në Premier League, por duket se hapin e parë po e hedh një tjetër klub.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Bayern Munich ka shfaqur interes konkret për sulmuesin danez dhe thuhet se tashmë e kanë bërë hapin e parë duke kontaktuar agjentët e lojtarit./

Related posts

Tifozët e United i hedhin shishe birre afër këmbëve/ Shihni çfarë bën Di Maria (VIDEO)

Delo.autor

Surpriza/ Ja kur do të luhet finalja e Kupës së Botës!

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-lojtari i Skënderbeut shënon super gol në kampionatin moldav (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment