Futboll Sport

PARATË E CHAMPIONS BËJNË TË LUMTUR MILANIN/ Tani mund të paguajë Rafael Leaon. Por ka një problem

Kualifikimi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për Milanin. Sigurisht për prestigjin, por mbi të gjitha për financat e klubit. Me të ardhurat e siguruara nga biletat në natën e ndeshjes ndaj Totehnem dhe ata të çerkefinales, por edhe nga bonuset e UEFA-s, kuqezinjtë tani kanë në dispozicion një shifër të rëndësishme që mendohet se do ta përdorin kryesisht për të kënaqur Rafael Leaon.

Sipas mediave italiane, të ardhurat nga turneu që tani janë planifikuar që të përdoren për negociata me portugezin, si sa i përket rritjes së rrogës që ai kërkon për rinovimin e tij, ashtu edhe për të paguar një shifër të rëndësishme në arkat e Sporting Lisbonës që ka fituar gjyqin me lojtarin. Ky i fundit i detyrohet klubit portugez 19, 5 milionë euro dhe Milani tani ka fuqinë ekonomike për të paguar një pjesë të kësaj shume.

Problemi i vetëm në këtë mes është që vetë lojtari nuk ka dhënë ende asnjë sinjal nëse dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit kuqezi apo jo. Milani është ende në pritje të një përgjigje nga lojtari, por ky i fundit për momentin ka dribluar vendimet rreth të ardhmes./ panoramasport.al

Related posts

ENTUZIAZËM I RREZIKSHËM/ Shënojnë gol dhe festë drejt e në gropë (VIDEO))

Delo.autor

NDESHJE SPECIALE PËR KAPITENIN/ Romanjoli: Shpikin kaq shumë për Milanin, tani presim edhe… “dhuratat

F.autor

U ENTUZIAZMUA PAS GOLIT/ Shikoni momentin kur Higuain fut kokën te gjoksi i tifozes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment