Futboll Sport

SHËNOI GOLIN E 18 NË KAMPIONAT/ Por Uzuni rrezikon përballjen me Levandovskin

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në kampionatin spanjoll dhe në fundjavë ka tundur rrjetën për herë të 18-të në këtë sezon, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënuesi më i mirë i La Liga 2

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë pjesë e suksesit 3-1 në transfertën e Granadës ndaj Burgos, teksa ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 84-t të kësaj sfide. Pas një kundërsulmi perfekt, ai gjuajti në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë pa i dhënë kohë portierit kundërshtar që të reagonte, duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipin. Kështu, Granada fitoi dhe iu bashkua Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas, që mban aktualisht vendin e parë. Dy skuadrat e para në renditje shkojnë direkt në La Liga, ndërsa katër ekipet më poshtë marrin pjesë në fazën “play off”. Sa i përket renditjes së golashënuesve, Uzuni ka një avantazh prej 7 golash ndaj De Hare të Mirandes, i cili mban vendin e dytë.

DRIBLUESI I KOHËS – Problemi në këtë situatë, nëse mund të quhet i tillë, është ai i lidhur me Kombëtaren. Shqipëria do të luajë kualifikuesen e parë të Europianit kundër Polonisë së Levandoskit më 27 mars, teksa 24 orë më herët Uzuni duhet të jetë në fushë me Granadën, e cila po lufton për t’u ngjitur në elitën e futbollit iberik. Pa Brojën dhe Manajn të dëmtuar, Manaj i dëmtuar, me Cikalleshi në Arabi, shpresat e Silvinjos për një debutim të suksesshëm janë të gjitha te djaloshi i lindur në Berat. Ai është golashënuesi më i mirë shqiptar nëpër Europë dhe mund të hasë probleme te Granada, që do të tentojë ta mbajë në skuadër. Me leje “në xhep”, 27- vjeçari do ta kishte gjithsesi të vështirë, pasi do të duhej të luante dy ndeshje në më pak se 24 orë, e ndërkohë në mes do të ishte edhe një udhëtim me avion. Probleme logjistike, por edhe nevojash, ndaj mbetet për t’u parë nëse Uzuni do të driblojë dot edhe kohën

Related posts

JEP MAKSIMUMIN PËR EKIPIN/ Pesë klube angleze duan futbollistin e Juventusit

Isa.Autor

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Përplasja me Telushin, gjyqtari humbet kontrollin dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment