Futboll Sport

“KUJDES ANTONIO, JE 40-VJEÇ…”/ Mourinho i përgjigjet Cassano-s: Vijnë lojtarë si Livaja dhe më pas…

Roma mori një fitore me vlera ndaj Torinos dhe ngjitet në vendin e tretë. Një gol me penallti nga Dybala në një transfertë jo të lehtë, kanë bërë që verdhekuqtë të shpresojnë më shumë se kurrë për një vend në Champions League.

Dhe pas kësaj sfide, Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur Antonio Cassano-s. Gjatë javës, ish-sulmuesi, ka kritikuar lojën e Roma-s: “Mourinho-s nuk i intereson aspak për futbollin, është vetëm kinema”, ka thënë FantAntonio.

Kundërpërgjigjja e Special One ka ardhur në konferencë për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Torino-s: “Secili është i lirë të ketë preferencat e tij dhe të bëjë kritika. Po kur flitet për të tjerë, si Antonio, gjërat ndryshojnë: ai argëtohet, të tjerët punojnë në mënyrë serioze.

“Nëse kritikojnë Roma-n ose Mourinho-n nuk intereson, ata argëtohen. Cassano ka luajtur te Roma, tek Inter dhe tek Real Madrid”, ka vazhduar trajneri portugez. “Në Madrid mbahet mend për veshjen e tij, me Roma-n ka fituar një Superkupë të Italisë pa luajtur, tek Inter-i nuk ka fituar as kupën e Lombardisë.

Ju e dini se çfarë kam fituar unë me Inter-in, Real Madrid-in dge Roma-n. Ai mund të ketë një problem për mua, unë nuk kam asnjë me atë. I them vetëm një gjë: kujdes Antonio, je 40 vjeç dhe unë 60, ndonjëherë vijnë lojtarë si Marko Livaja dhe më pas është e vështirë.”

Livaja ishte pjesë e Inter në sezonin 2012-2013 dhe është përplasur me Cassanon, me kroatin që sic është raportuar asokohe e ka goditur keq ish-sulmuesin italian, pasi ky i fundit e ka ofenduar. Episodi është mbajtur i fshehtë nga klubi, por në kampin zikaltër ishin shumë ata që e panë.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona nis spastrimet në skuadër, largohet mesfushori 23-vjeçar…

Delo.autor

(VIDEO) Tifozi i Werder Bremen hyn në fushë për selfie, reagimi i lojtarit habit

Q.Autor

Kupa e Botës, shanse për Dybalan e Icardin pas lëndimit të Agueros

Sadik.Autor

Leave a Comment