Futboll Sport

“MAGJIA” E LAZIO-S/ Ekipi i Tares blindon zonën Champions, Hysaj titullar absolut

Lazio vijon momentin magjik në Serie A. Kryeqytetasit siguruan një tjetër trepikësh me shumë peshë, thyen Spezia-n në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 duke blinduar prezencën e tyre në Champions League. Ekipi i Hysaj e sheh veten në vendin e dytë, në kuotën e 61 pikëve, tetë më shumë se sa Roma. Anësori kuqezi mbetet i paprekshëm në sytë e Sarrit, zhvilloi një tjetër ndeshje si protagonist, i vlerësuar me notën 6.

Lazio hasi shumë vështirë në fillim, por në zbritjen e parë në sulm arritën të fitonin një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ciro Immobile u tregua i saktë duke kaluar bardhekaltërit në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Felipe Anderson që dyfishoi shifrat. Në të 84-ën, Spezia mbeti me 10-të lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ampadu, ndërsa pesë minuta më pas ishte Antonio që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.

Related posts

TEKNIKU 74-VJEÇAR DHE SHQIPËRIA NË HARRESË/ Gjigandët italian hedhin sytë nga Edi Reja

Delo.autor

DONNARUMMA E BËN BALT/ INTERI i falet ICARDIT dhe fiton derbin në frymën e fundit

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Chelsea-Everton. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment