Futboll Sport

MESSI DHE PIQUE KANË DY VITE QË NUK FLASIN ME NJËRI-TJETERIN/ Ngjarjet e shumta që sollën konfliktin mes dy shokëve të ngushtë

Ndërkohë që Lionel Messi përflitet çdo ditë e më shumë për një rikthim të mundshëm te Barcelona, thashetheme e detaje të reja dalin në dritë në lidhje prapaskenat e ndodhura dy vite më parë, kur “Pleshti” la Barcelonën në një situatë që më shumë ngjau si një përzënie.

Kështu, një nga arsyet përse Messi nuk ka vendosur ende përfundimisht për të firmosur me Barcelonën edhe një herë, është edhe përballja me njerëzit e afërt të Barcelonës, që janë kundër për rikthimin e Messit, i cili me ardhjen e tij, natyrshëm që do të marrë pak nga autoriteti i tyre.

Fushata e njerëzve pranë klubit, që janë kundër rikthimit të Messit në “Camp Nou”, kryesohet nga një prej ish-shokëve më të mirë të kampionit të botës, Gerard Pique. Para se Pique të tërhiqej nga futbolli, mediat spanjolle raportuan se nëse Messi rikthehet te Barcelona, ai do të kërkojë largimin e Pique.

“Marca” raporton se Messi dhe Pique kanë dy vite pa folur me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se marrëdhënia e tyre është thyer tërësisht në momentin kur ish-mbrojtësi loboi te drejtuesit e klubit që Messit të mos i ofrohej një kontratë rinovimi. Në fund rezultoi që drejtuesit t’ia dëgjonin fjalën Pique.

Messi e mori vesh një lëvizje të tillë dhe vendosi të largojë Pique, i cili praktikisht ia punoi pas krahëve. Nga ana tjetër, dy familjet nuk kanë më marrëdhënie me njëra-tjetrën. Gruaja e Messit, Antonella, zbuloi publikisht mbështetjen për Shakhirën, pasi u zbulua se Pique e tradhtoi këngëtaren.

Tashmë kjo luftë mes Messit dhe Pique është rikthyer në skenë, pasi raportohet se ish-mbrojtësi po punon fort dhe në mënyrë aktive për ta parandaluar rikthimin e “Pleshtit”. Megjithatë në rolin e trajnerit tashmë është Xavi. Me ish-mesfushorin muhabetet do të jenë ndryshe…

Related posts

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Sulmuesi Mahrez tregohet i sinqertë: Fati vendosi për fitoren tonë

Delo.autor

Petr Cech arrin rekord të pabesueshëm në Premierligë

Q.Autor

PO SHIJOJNË PUSHIMET NË MIAMI/ Aguero dhe bukuroshja Calzetti me makinë super të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment