Futboll La Liga Sport

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i prish planin REALIT, ja KËRKESA E FUNDIT e kroatit

Inter thuhet se ka një marrëveshje me Luka Modric, por ata kanë nevojë që kjo marrëveshje të respektohet edhe nga Real Madrid, për ta lënë atë të largohet. Gjatë ditës është raportuar se takimi mes lojtarit kroat dhe presidentit Florentino Perez është vonuar, ndonse drejtori Angel Sanchez e ka bërë të qartë se Modric nuk do të lejohet të shkojë askund, nëse për lojtarin nuk paguhet klauzola e lirimit prej 750 milionë euro.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport, ekziston tashmë baza e një marrëveshjeje midis Interit dhe Modric. Edhe AS raporton për një marrëveshje, duke deklaruar se Beneamata janë duke ofruar 10 milionë euro për sezonin, me të kuptuarit se ai do të marrë një kontratë të madhe me Jiangsu Suning kur ai të largohet.

Ky transferim do të ishte i lehtë për t’u organizuar, pasi klubi kinez dhe ai italian janë në pronësi të Suning Group. Aktualisht Modriç fiton rreth 6.5 milionë euro për sezonin, kështu që vetëm një mënyrë për Los Merengues për ta mbajtur atë është që të rrisë ndjeshëm pagën e tij.

Sky beson se takimi me Perez do të zhvillohet nesër dhe Modric do t’i kërkojë Presidentit të mbajë një marrëveshje zotërinjsh për ta lënë atë të largohet nëse dëshiron.

Ndërkohë, Tuttomercatoëeb raporton se Madridi është duke kërkuar zëvendësimin e Modricit, duke tentuar transferimin e Sergej Milinkovic-Savic nga Lazos apo Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.

Related posts

DILEMA ËSHTË SHUMË E MADHE/ Kontratë me UEFA-n për të drejtat televizive, ja përse hesht PSG-ja…

Delo.autor

VAZHDOJNË TË KRYSOJNË TË QETË/ Lenglet dhe Jordi Alba i dhurojnë fitoren Barcelonës

Delo.autor

NUK NJEH RIVALË NGA SERIA A/ Zbulohet futbollisti italian më i shtrenjtë

Isa.Autor

Leave a Comment