Futboll Sport

MILAN NUK E LLOGARIT MË IBRAHIMOVIÇ/ Suedezi drejt kupolës drejtuese, kuqezinjtë gjejnë “xhevahirin” e ri

Lider karizmatik, teknik dhe ‘shpirtëror’ për më të rinjtë. Ndoshta edhe këshilltar i Stefano Piolit. Por edhe 144′ në fushë në Serinë A, 41 pranvera mbi supe dhe një seri e pafund problemesh fizike. Ky është Zlatan Ibrahimovic, ose më saktë versioni 2022/23.

Një lojtar mbi të cilin është e vështirë të mendosh të llogarisësh edhe në vitet në vijim. Kështu duke se e mendojnë edhe drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët kanë nisur punën për të planifikuar Milan-in e së ardhmes.

Të panjohurat, sidomos në reaprtin e sulmit janë të panumërta. Një nga këto ka të bëjë me sulmuesin suedez. Më pas është çështja e rinovimit të kontratës së Rafael Leao-s dhe vendimi që do të merret edhe për Divock Origi, një nga zhgënjimet e mëdha, së bashku me Charles De Ketelaere, të sezonit aktual.

Shkurtimisht, sulmi i kuqezinjve është një skenë për t’u zbërthyer. Për të mos përmendur që, në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, gjithçka mund të ndryshojë. Në këtë situatë, e cila përfshin edhe mundësinë e një sakrifice të dhimbshme teknike për t’u bërë, Maldini sigurisht që nuk bën sehir.

Tregu shumë i lulëzuar i Ligue 1 – nga i cili, duhet të mbahet mend, klubi milanez tashmë ka tërhequr Rafael Leao dhe vetë Mike Maignan – mund të jetë sërish një zgjidhje për Milan-in.

Sipas zërave të fundit, kuqezinjtë kanë vënë syrin te një sulmues i lindur në vitin 1999, i cili po shkëlqen në kampionatin francez. 16 gola në 26 ndeshje është kartëvizita e lojtarit nigerian. Gjë që mund të përfaqësojë një lloj përgjigje e kuqezinjve kuqezinjve ndaj Victor Osimhen dhe Napoli-t.

I zgjedhuri për repartin sulmues të Pioli-t për vitin e ardhshëm është Terem Moffi, në pronësi të Lorient por i huazuar te Nice me një marrëveshje që parashikon detyrimin e shlyerjes me kusht nga klubi i Cote d’Azur.

Vlera e tregut e sulmuesit afrikan është rreth 20 milionë: jo saktësisht një marrëveshje me kosto të ulët për arkat e Milan, por në përgjithësi e qëndrueshme. Duhet të merret parasysh gjithashtu se, mes divorcit më se të mundshëm nga Ibra dhe shitjes së mundshme të Rafa Leao, Milan-i do të kishte një thesar për ta investuar në mekato.

Related posts

ZYRTARE/ Largohet mbrojtësi i Juventusit, transferohet në Katar

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Trajneri Zidane largohet nga Real Madrid. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Zvicra mposht Turqinë falë dopietës së Shaqirit dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

Delo.autor

Leave a Comment