Futboll La Liga Sport

REALI KËRKON GOLEADORË / Perez nuk përmbahet më, ja dy emra më të “nxehtë”

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos Real Madrid ka afruar në skuadër lojtarë të rinj dhe premtues, por sezoni i ri fillon shpejt dhe për të qenë konkurrues duhen golat. Prandaj Florentino Perez kërkon t’i ofrojë të gjitha mundësitë trajnerit të ri Julen Lopetegui.

Çfarëdo që të ndodhë me Benzema, në Madrid e dinë mirë që duhet një sulmues tjetër, një numër 9 tipik që të garantojë gola. Në krye të listës së dëshirave të Perez ishte pa diskutim Harry Kane, golashënuesi më i mirë i Kupë së Botës. Por blerja e tij nga Tottenham duket një operacion thuajse i pamundur. E njëjtë duket edhe situata për sa i përket Mauro Icardit. Sulmuesi është i dashuruar me Interin dhe do të duhet shumë punë dhe para për ta marrë nga Milano.

Cristiano Ronaldo siguronte deri 50 gola në sezon dhe pavarësisht se askush tjetër nuk mund t’i arrijë këto shifra, Perez dhe Lopetegui kanë vendosur në shënjestër një tjetër pykë, çfarëdo që të ndodhë me objektivat e tjerë si Neymar, Mbappe apo Hazard.

Bëhet fjalë për Romelu Lukakun, sulmuesin e Manchester United, i cili gjithashtu shkëlqeu me Blegjikën në Botëror. Madrilenët nuk i kanë nisur ende kontaktet e para, por sipas medieve spanjolle do të ishin të gatshëm të përfshinin në oporacion fiksimin e Jose Mourinhos, Gareth Bale. Lopetegui konsideron se Lukaku është golshënuesi që duhet para portës dhe për këtë nuk ngurron të sakrifikojë uellsianin, heroin e finales së fundit të Champions League.

Një tjetër alternativë më pak prestigjoze është edhe Timo Werner. Sulmuesi gjerman duhet të ishte zbulimi i Kupës së Botës, por u largua shpejt nga turneu ku Gjermania dështoi keq. Por nëse mund të shpëtohet ndonjë gjë nga aventura për t’u harruar e gjermanëve në Rusi ishte pikërisht sulmuesi i Leipzig. Vetëm 22 vjeç dhe me një mundësi blerjeje për rreth 60 milionë Euro, mbetet një alternativë interesante për sulmin madrilen.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e dytë ndaj luzitanve

Sadik.Autor

40 vjeç, por gjuan si 20! Shikoni supergolin e Drogba (VIDEO)

Sadik.Autor

KRIJON SHUMË ARMIQ/ Dani Alves: Ky është turpi më i madh që kam parë

Isa.Autor

Leave a Comment