Futboll Sport

PAMJET/ Revolucion në verë, Messi dhe të tjerë, Barcelona e nis nga e para

C.O i pësuar përballë Real Madrid ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Barcelonës. Pavarësisht se janë shumë pranë titullit në La Liga, vetëm kaq nuk mjafton, dukshëm ekipi i Xavi e ka të vështirë të jenë konkurrues në nivele të larta, këtë e vërtetoi eliminimi në Champions që në fazën e grupeve, eliminimi nga United në Europa League dhe së fundmi eliminimi përballë Realit në Kupën e Mbretit.

Drejtuesit e klubit kanë nisur që tani të mendojnë për sezonin e ri ku planifikohet një tjetër revolucion, por sigurisht një sy e kanë edhe nga UEFA, ku rrezikojnë jo pak një dënim për çështjen e arbitrave.

Sport

Sipas Sport, Leo Messi është emri i parë në listë, rikthimin e “pleshtit” po e shtyjnë gjithnjë e më shumë tifozët të cilët në çdo ndeshje thërrasin emrin e tij në kor. Një tjetër “big” që pritet në “Camp Nou” është edhe Bernardo Silva, ndërsa Aubameyang mund të vijë vetëm nëse largohet falas nga Chelsea.

Mundo

Në të njëjtën linjë është edhe Mundo Deportivo, e përditshmja tjetër spanjolle pranë klubin blaugrana: “Messi dhe firma të tjera”, shkruan Mundo.

Related posts

SFIDA NDAJ IRLANDËS SË VERIUT/ Tek Italia kthehen në problem penalltitë, Mancini ia beson liderit të Juventus

Delo.autor

As PSG, as Arsenal ja ku do të shkojë Luis Enrique!

Sadik.Autor

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment