Futboll Sport

“AI ISHTE BURRË QË FËMIJË”/ Agjenti: Kumbulla mund të luante për Napolin, ja sa e ndihmon Murinjo

Xhani Vitali, për ata që nuk e njohin, është një agjent i njohur italian, ku mes shumë futbollistëve, ka në menaxhim edhe Marash Kumbullën.Collage Maker-07-Apr-2023-09-57-AM-5534Në një intervistë për “Tuttomercatoweb” ai tregon si lindi historia e mbrojtësit të Kombëtares dhe zbulon që ai mund të përfundonte te Napoli, por Roma u tregua më e vendosur.

Mund të na tregoni si lindi historia e Kumbullës?

E prisja që ai të arrinte këtu ku është, e pashë të luante pa mbushur 17 vjeç në Verona dhe po ashtu në vitin e ardhshëm. Ai më bindi menjëherë dhe duke e njohur atë dhe familjen e tij, u binda edhe më shumë. Pashë një lojtar që do të kishe kënaqësinë për ta menaxhuar.

Cila është një forcë dhe një dobësi e tij pasi kaloi në ekipin e parë?

Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm mendërisht dhe ky është një kusht themelor kur je shumë i ri. Sporti profesional kërkon që djemtë të jenë burra herët, sepse sektori i të rinjve është një gjë dhe skuadra e parë tjetër. Ai ka qenë burrë që kur ka qenë fëmijë, më duhet të them, ka pasur gjithmonë seriozitet dhe përqendrim, gjëra themelore për të qenë i suksesshëm në jetë.

Sa i detyroheni trajnerit Ivan Juriç?

Sigurisht që ishte thelbësore, për besimin që i dha Kumbullës. Në vitin e tij të parë në Serinë A, i cili shkoi shumë mirë, ishte gjëja më e rëndësishme: Juriç merrej me çështjen e meritës. Më pas ai shkoi te Roma e karriera e tij mori një kthesë të shpejtë e të rëndësishme.

Si erdhi transferimi në Romë? A ishte Napoli më pranë tij?

Napoli u interesua për të në janar 2021, por jo në verë. Xhuntoli është një nga menaxherët më të mirë përreth, por më pas Marashi donte ta mbyllte sezonin në Verona dhe nuk ndodhi asgjë. Ishte një verë në të cilën të gjitha klubet e mëdha në Itali ishin të interesuara, por Roma ishte më e vendosur.

Dhe pastaj vjen Kombëtarja…

Ai debutoi shumë herët në ekipin e parë të Shqipërisë. Pak ditë më parë luajti një ndeshje shumë të mirë kundër Polonisë. Kombëtarja sigurisht që do të thotë shumë për të dhe shpresoj që të arrijë objektiva të mëdhenj.

Sa ju ndihmon të keni Murinjon si trajner?

Lumturia apo kënaqësia matet shpesh në bazë të numrit të ndeshjeve që luan. Është normale që një futbollist të dëshirojë sa më shumë që të jetë e mundur, por ai është i vetëdijshëm që duke jetuar kështu, kjo përvojë mund t’i japë shumë. Ai ka një trajner si Murinjo dhe ai është në një vend të vështirë si Roma, dhe vështirësitë përballohen në dy mënyra: ose ik, ashtu si shtypi spekuloi në verë, ose ndryshe rri dhe futu në lojë.

Related posts

DOLI NË MBËSHTETJE TË PALESTINËS/ Futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit dhe sponsorëve. Reagon klubi

Delo.autor

Partizani nis planin për sezonin e ri, “demat” kërkojnë ish-trajnerin e Luftëtarit

Sadik.Autor

Tottenham, Dele Alli sfidon kritikët pas dy golave ndaj Chelsea…

Sadik.Autor

Leave a Comment