Futboll Sport

RONALDO “SHPËTON” PAQ PAS GJESTIT TË TURPSHËM/ Komisioni Displinor nuk merr për bazë videot e tifozëve

Pas publikimit të videos së tij, ku Cristiano Ronaldo bën një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Al-Hilal, që thërrsnin në kor emrin e “pleshtit”, Lionel Messi, “luzitani” 5 herë fitues i “Topit të Artë” dukej se do të merrte një dënim të rëndë, mirëpo gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Ronaldo i ka shpëtuar “ndëshkimit”.

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të mos merrte për bazë asnjë nga videot e tifozëve të shpërndara në rrjetet sociale, por vetëm ato të transmetuara në televizioni zyrtar që ka të drejtat ekskluzive të Kampionatit arab të futbollit.

Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme, avokati saudit Nouf Bin Ahmed tha për mediat se do të bëjë një padi në prokurori për shkak të sjelljes së pahijshme të 38-vjeçarit në publik, me “luzitanin” që mund të përballej edhe me dëbimin nga Arabia Saudite, por mesa duket këtë herë “rekordmeni” portugez shpëtoi

Related posts

LAJM I KEQ PËR YLLIN PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Sarri: Nuk do të luajë kurrrë…

Delo.autor

Shifra “pesimiste”/ Sulmi i Vllaznisë “fajtor” kryesor për krizën e shkodranve

Sadik.Autor

“Rusi 2018″/ Yjet e botës kthehen në imazh të KUKULLAVE të famshme ruse

Sadik.Autor

Leave a Comment