Bundesliga Futboll Sport

EPISOD I RRALLË NË GJERMANI/ Arbitri jep penallti pasi topin e kap futbollisti që ishte mbrapa porte (VIDEO)

Një episod me të vërtetë i rrallë ka ndodhur në ndeshjen midis Holstien Kiel dhe Bochum në Bundesligën e dytë gjermane.

Në minutën e 36’, lojtari i Bochum, Ganvula gjatë një aksioni e gjuan topin larg portës.

Por, topi nuk del jashtë, pasi atë e ndalon një nga lojtarët e Holstein, i cili ndodhej pas portave duke kryer nxehjen.

Për këtë episod, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi lojtari Eberuin e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Ganvula u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, të cilët gjithsesi u mposhtën. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të ekipit vendas.

Menjëherë kjo video ka filluar të bëjë xhiron e botës, pasi një rast i tillë nuk ishte parë asnjëherë më parë.

Related posts

KRISHTLINDJE/ “Çmendet” numri 1 i Anglisë, shikoni çfarë bën pas barazimit me Arsenal (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: Është mizore, por duhet ta pranojmë. Jam pro VAR-it, por mbase…

F.autor

E FUNDIT/ Ndërprerja e sfidës Skënderbeu-Partizani, dalin pamjet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment