Futboll Sport

ZHURMA E BËRË NGA LUKAKU/ Shpërthen mesfushori i Juves: Ku ishin interistët kur shanë ciganë Dushanin e Kostiçin?!

Nuk ishte hera e parë që Seria A ofroi ske na të turpshme racizmi, aq më tepër ndaj Romelu Lukakut në “Allianz Stadium”, një rast i përsëritur ky për belgun kundër Juventusit.

Gjithsesi, të gjithë këtë jehonë kaq të madhe që ka dashur të bëjë sulmuesi i Interit, nuk e sheh kaq serioze Nikolo Faxholi, më konkretisht nuk pranon që vetë interistët, duke nisur nga i indinjuari Lukaku e deri te presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, nuk lëvizën as gishtin për një episod që ndodhi jo më larg se të premten e para dy javëve, në “San Siro”, me rastin e Inter-Juve.

Në sfidën e fituar nga bardhezinjtë 1-0, në Serinë A, përpara pauzës së kombëtareve, pas golit të serbit Filip Kostiç, nga shkallët e stadiumit milanez u dëgjuan shpesh kore raciste kundrejt anësorit ofensiv, por edhe ndaj serbit tjetër, Dushan Vlahoviç, që u etiketuan si ciganë. Dhe diçka të tillë, juventini Nikolo Faxholi e la qartë dhe të shkruar në disa komente, në rrjetet sociale:

“Po kur në ‘San Siro’ i ulërinin cigan Kostiçit dhe Vlahoviçit, mos ndoshta ishte gjithçka normale e lehtësisht e pranueshme? Ku ishin këto interistët që janë kundër racizmit?” ishte përgjigja e Faxholit ndaj shumë komenteve të ardhura në adresën e tij në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Mesa duket, organizatori i ri i “zonjës së vjetër” është kundër racizmit, por në të njëjtën kohë kërkon barazi edhe në mbrojtje të shokëve të tij, Kostiç e Vlahoviç, pasi këta ishin shënjestër e interistëve në “San Siro”, por ndaj tyre nuk u mor asnjë masë.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Tirana mposht “Ballshiotët” me goleadë

Delo.autor

VAZHDON PËRGATITJET PËR DUELIN NDAJ CERRONE/ Habit McGregor: Kam 4 muaj që kam hequr dorë nga…

Delo.autor

Marseille humb finalen e Europa League, tifozi hedh TV në lumë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment