Steven Zhang është në qiellin e shtatë duke festuar suksesin e Interit në Kupën e Italisë. Zikaltërit fituan me përmbysje që në pjesën e parë falë dy golave të Lautaro Martinez.
“Është titulli im i pestë me Interin, nuk mund të them sa krenar jam për ekipin. Ne kemi një mentalitet fitues, është një sukses i stafit, drejtuesve dhe ekipit.
Champions League? Në Itali thonë që deri atë ditë nuk flitet për finale. Kjo skuadër mund të luajë në finale dhe të fitojë kupa.
Unë mendoj se nuk duhet të flasim për këtë deri atë ditë, ne jemi të fokusuar padyshim në ndeshjen e ardhshme.
Sa besoj në fitoren? Nuk e mendoj deri atë ditë, por siç e shihni ne nuk ishim atje shtatë vjet më parë dhe tani po luajmë finale dhe kemi fituar pesë trofe. Rezultatet janë punë e vështirë.
Për mua Interi është guxim, sepse ne jemi të guximshëm në të gjitha garat dhe në jetë”, është shprehur presidenti i Interit, Steven Zhang