Futboll Sport

KATEGORIA E DYTË/ Finalja, “Play Off” dhe “Play Out”, ja ndeshjet vendimtare që luhen sot

Kategoria e Dytë rikthehet sot me disa ndeshje shumë të rëndësishme për verdiktet e sezonit, ku do të përcaktohet kampioni i kësaj Kategorie si edhe skuadrat që shkojnë në “Play Off” e “Play Out”.

Në orën 15:00 janë disa ndeshje shumë të rëndësishme. Në “Play Off” për Grupin do të përballen Veleçiku me Naftëtarin e Valbona me Sopotin. Në grupin B, Pogradeci luan me Devollin ndërsa Labëria me Butrintin.

Fituesit, do të kualifikohen për në finalen e “Play Off”, ku fituesi i Grupit A përballet me vendin e 9 të Kategorisë së Parë ndërsa fituesi i Grupit B me vendin e 10. Nëse ndeshjet mbyllen në barazim, kualifikohet skuadra që ka renditjen më të mirë në sezonin që lamë pas. Në “Play Out”, është ndeshja Gramshi Tepelena.

Në orën 18:00 luhet ndeshja finale e Kategorisë së Dytë, ku Vora dhe Elbasani do të luftojnë për trofeun e rëndësishëm në “Air Albania”. Dy skuadrat duan të mbyllin sezonin si kampione pasi janë ngjitur në të Parën zyrtarisht dhe në kryeqytet thuhet fjala e fundit.

FINALE KATEGORIA E DYTË

18:00 Vora – Elbasani

PLAY OFF / GRUPI A

15:00 Veleçiku – Naftëtari

15:00 Valbona – Sopoti

PLAY OFF / GRUPI B

15:00 Pogradeci – Devolli

15:00 Labëria – Butrinti

PLAY OUT

15:00 Gramshi – Tepelena

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Tifozët shembin rrethimin duke festuar golin (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME/ Ish-shoku i ekipit tregon si David Beckham i “la në baltë”: Jam ende i zemëruar me të…

Delo.autor

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment