Futboll Sport

SERGIO BUSQUETS NUK RINOVON/ Ikën si legjendë nga Barcelona, po ku do të vijojë karrierën?

Tani është zyrtare. Sergio Busquets po jeton ditët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës, kontrata e të cilit përfundon në fillim të qershorit. Ai kishte propozimin e rinovimit të klubit në tryezë, por kjo nuk mjaftoi për të qëndruar.

Në moshën thuajse 35 vjeçare mesfushori katalanas ka vendosur të largohet. Ai mendon se është koha për të ndryshuar mjedis. Busquets ende nuk ka treguar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por zëra të ndryshëm e lidhin atë me Al Hilal në Arabinë Saudite, por nuk është çudi shkojë edhe në Amerikë.

Ai po largohet nga klubi në të cilin ka luajtur gjithë jetën dhe me të cilin ka fituar çdo titull të mundshëm, duke qenë kapiten. Busquets është legjendë e klubit katalanas, gjithashtu futbollisti i tretë në histori me më shumë paraqitje për Barçën.

Një rekord që do të jetë shumë i vështirë për t’u kapërcyer, pasi ka luajtur, deri në ditën e sotme, 718 ndeshje, që kur debutoi më 13 shtator 2008.

I konsideruar nga shumë si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e klubit dhe të futbollit në përgjithësi, Busquets ka fituar gjithsej 31 tituj me Barcelonën në 15 sezonet që ka qenë lojtar i ekipit të parë.

Me një histori më se të lakmueshme, mesfushori e mbyll këtë kapitull të karrierës së tij me 8 La Liga, 3 Liga Kampionësh, 7 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa Evropiane dhe 3 Botërorë për Klube, trofe të cilëve duhet t’iu shtohet një Kampionat Europian dhe një Botëror i fituar me kombëtaren e Spanjës.

Pa qenë një lojtar sulmues, Busquets do të largohet nga Barcelona pasi ka shënuar 19 gola dhe dhënë 40 asiste. Të dielën do të luajë derbin e tij të fundit dhe nëse nuk ndodh asgjë e çuditshme, do ta mbyllë karrierën te Barça duke ngritur titullin e La Liga-s, të nëntin në karrierë.

Related posts

Seanca dëgjimore, ja çfarë ndodhi në UEFA për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Thirrjet raciste dhe banderolat homofobe në stadium, UEFA dënon ashpër Hungarinë

Delo.autor

“Tradhëtia” e Deco, Rijkaard: Barcelona nuk është një klub i madh!

Sadik.Autor

Leave a Comment