“Jam shumë i lumtur këtu, jam i lumtur me zgjedhjen time për të qenë pjesë e këtij projekti. Do të jem te PSG edhe sezonin e ardhshëm”, u shpreh Mbappe. Sulmuesi i PSG u shpall lojtari më i mirë i Ligue 1 për herë të katërt, duke kaluar në këtë mënyrë Zlatan Ibrahimovic:

Lequipe

“Më i fortë se Zlatan”, shkruan L’Equipe në faqen e parë. Ndryshe nga Mbappe, Neymar dhe Leo Messi kanë bërë gati valixhet. Braziliani nuk ishte prezent gjatë festimeve të titullit, kjo për një arsye banale, pasi ishte prezent në Monako, për të ndjekur nga pranë Formula 1. Prej kohësh flitet që Neymar do të largohet nga Parisi për tu transferuar në Premier League.

Messi Neymar

Një ditë pas titullit edhe Leo Messi u largua nga Parisi duke fluturuar drejt Barcelonës, kjo jo për të firmosur një kontratë të re me klubin blaugrana, por për të ndjekur një koncert. Në skadencë të kontratës, as Messi nuk pritet të qëndrojë më gjatë në Paris.