Futboll Sport

MILIONA DHE PRESTIGJ/ Derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, titulli kalon nga “Air Albania”

Një derbi nuk është kurrë një sfidë e radhës, nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, por është një sfidë e mbushur me histori dhe prestigj. Këtë herë, derbi i fundit sezonal merr më shumë ngjyra pasi në tavolinë nuk janë thjesht 3 pikët, por sot në “Air Albania” luhet një pjesë e titullit, pjesa më e rëndësishme, gjithashtu luhet një pjesë shumë e madhe e fitimeve të dy klubeve që mund të kenë një ndikim shumë të madh edhe në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.

Tirana

Katër jave përpara fundit, kjo është pengesa më e madhe për të dy ekipet drejt titullit kampion, një përfundim që do t’i jepte jo vetëm lavdi, por dhe miliona. Ashtu si një vit më parë, Tirana ka shansin që të arkëtojë minimalisht 1 milionë euro nga suksesi i mundshëm në kampionat. Titulli, pjesëmarrja në Champions dhe aventura më pas në Evropë, qoftë dhe pa kaluar asnjë tur i garanton Tiranës, ose Partizanit, minimalisht 1 milionë euro.

347582118 1288311422106978 5384742105696836980 N

Të dy ekipet vijnë në këtë derbi në pozita të ndryshme. Tirana ka avantazhin e dy pikëve, por vijnë në një formë jo të mirë dhe me disa mungesa. Në këtë pikë, Tiranës do t’i shkonte përshtat edhe një barazim, për këtë arsye Shehi u shpreh një ditë më parë se kjo sfidë është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Ndryshe nga Tirana, Partizani është i dënuar të fitojë, Colella ishte i qartë kur theksoi se nëse nuk fitojnë përballë Tiranës titulli është një llogari e mbyllur.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Shumë presion për një fitore, makina e sigurisë “aleate” e Lewis

Delo.autor

Flamurtari merr vendimin për Sidiben dhe Camaran…

Sadik.Autor

DRMAN NË ROMË/ Luis Suarez: U pendova që luajta kundër Leganes

Isa.Autor

Leave a Comment