Futboll Sport

NAPOLI PA TRAJNER/ Nga Enrique te Conte, De Laurentiis zgjeron listën

Spalletti-Napoli është një çështje e mbyllur, me palët që po shkojnë në divorc pas një titulli në Serie A dhe në një kohë kur trajneri ka një kontratë deri në 2024. Pavarësisht termave dhe mënyrës se si po ndahen, palët kanë arritur të gjejnë një dakortësi.

Në Itali, tani mediat po merren se kush do të jetë pasuesi i tij. Ideja e fundit vjen nga Spanja ku një pasues i mundshëm mund të jetë edhe Luis Enrique. Ish trajneri i përfaqësueses iberike është një dëshirë e vjetër e presidentit De Laurentiis, me të në stol, Napoli do të vijonte të luante me skemën 4-3-3.

Sigurisht, Enrique nuk është i vetmi pasi në listën e dëshirave është edhe Antonio Conte. Ish trajneri i Tottenham dhe presidenti De Laurentiis kanë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre.

I fundit, por dhe opsioni më i ndërlikuar është Julian Nagelsmann, kjo për vetë faktin se Nagelsmann është ende nën kontratë me Bayern Munich dhe drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Related posts

Behrami TREGON RËNDËSINË/ KRENAR për shiritin e kapitenit, gjithmonë kam qenë…

Isa.Autor

DO MUNGOJË NË BOTËROR/ Mesfushori spanjoll kalon me sukses operacionin

F.autor

Kupa e Francës / Tripleta e Di Maria-s kalon PSG në gjysmëfinale

Q.Autor

Leave a Comment