Futboll Sport

JUVENTUS I VENDOS ÇMIM/ Vlahovic pranë largimit nga bardhezinjtë

Ecuria e djeshme ishte vetëm njëra nga faqet negative të periudhës së fundit, por nuk është vendimtare për të ardhmen e tij. kjo sepse Dusan Vlahovi mund të largohet në merkaton e verës, një sakrificë që në fakt do të rregullonte atë që do të ishte një tjetër bilanc negativ dhe do të lejonte financimin e disa hiteve të ardhshme. Në një merkato që do të jetë ai i sulmuesve, me Bayern Munich, Manchester United, Chelsea, PSG, ndoshta edhe Real Madrid dhe Atletico që do të donin të forconin repartin sulmues.Vlahovic është një nga lojtarët me vlerë, ndoshta një nga të paktët që nuk arrin vlerën 100 milionë euro.

Kjo për shkak se sezoni ishte jashtë pritshmërive. Dhjetë gola në kampionat, katër në Kupa, me pak fjalë, gjysma e krahasuar me vitin e kaluar kur 29 gola në 45 ndeshje ishin në fletoren e tij.

I ardhur për 75 milionë euro një vit e gjysmë më parë, ideja është të pranohet një ofertë e mundshme prej 80 milionë euro. Agjenti i tij, Darko Ristic, ka kohë që po ekploron destinacionet e mundshme jashtë Italisë.

Pra, nëse vjen një ofertë e pranueshme, Juventusi jo vetëm do ta mendojë, por do ta shesë serbin, për të vënë më pas një bast për një sulmues të gatshëm të shpërthejë.

Related posts

DEL NGA BINARËT BRAZILIANI/ “Fenomeni” Ronaldo kërkon VINICIUSIN Realit dhe SHAKIRËN për…

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Danilo Alvesh “thërret në apel” Avdylin, pozicional portieri mik (VIDEO)

Isa.Autor

Enrique “harron” Barcelonën/ Spanjolli grumbullon vetëm 2 lojtarë nga skuadra “blaugrana”

Isa.Autor

Leave a Comment