Futboll Sport

“NUK DONIN TA BLININ”/ Solskjaer: United nuk më dëgjoi, e kishte në dorë Haaland për vetëm 4 mln €

Ole Gunnar Solskjaer drejtori Manchester United si trajner gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2021. Norvegjezi provoi aventurën si trajner në skuadrën ku kaloi vitet më të bukura si futbollist.

Nëse drejtuesit do e dëgjonin sugjerimin e tij, “Djajtë e Kuq” do të kishin sot në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë: Erling Haaland.

Solskjaer ishte trajneri i goleadorit të Manchester City te Molde. Ai telefonoi menjëherë drejtuesit e United që të investonin te “gjiganti” i sulmit.

Haaland mund të përfundonte në “Old Trafford” për vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United nuk e dëgjuan dhe sulmuesi u transferua te Salzburg.

“Telefonova drejtuesit e United gjashtë muaj përpara se Erling të shpërthente. Iu thashë që ta blinin sulmuesin, por ata nuk më dëgjuan.

Erling kushtonte vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United nuk donin ta blinin”, kujton Solskjaer.

Pas Salzburgut erdhi kalimi te Borussia Dortmund, ndërkohë që prej verës së vitit të kaluar Haaland është pjesë e Manchester City. Ekip ku po shkëlqen me gola dhe rekorde pafund.

United mund ta kishte veshur “Djall” për një shumë “simbolike”, por drejtuesit nuk i besuan trajnerit norvegjez. Veprim për të cilin janë penduar pafund.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho nuk e fal, Kumbulla në janar pritet të transferohet tek klubi…

Delo.autor

Partizani e largoi si të padobishëm/ Ish-sulmuesi i kuq bën namin në Kupën e Italisë

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Katër lojtarë të larguar zyrtarisht, drejt “divrocit” me Partizanin edhe…

Delo.autor

Leave a Comment