Futboll Sport

VLAHOVIC NERVOZ/ Juve e sakrifikon pa Champions, e paqartë edhe e ardhmja e Di Maria-s

Në këtë fund sezoni, Juve është në garë me kohë të plotë për dy objektiva që pritet të përcaktojnë shumë edhe të ardhmen e disa titullarëve të rëndësishëm. “Zonja e Vjetër” synon finalen e Europa League, por në të njëjtën kohë kërkohet me çdo kusht dhe një vend në Champions League sezonin e ri. Në të njëjtën kohë, stafi drejtues duhet të kujdeset edhe për disa çështje të rëndësishme, si e ardhmja e Dusan Vlahovic.

Vlahovic
Sulmuesi serb është shfaqur shumë nervoz kohët e fundit, ndërsa ka humbur edhe kontaktet me golin. Nëse Juve nuk arrin të sigurojë një vend për në Champions sezonin e ri, Vlahovic pritet të largohet nga Torino, do të jetë ai i sakrifikuari i parë në merkaton e verës.

Allegri Di Maria
Nuk është e qartë as e ardhmja e Angel Di Maria-s. Argjentinasit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por nuk është i sigurt nëse do të vijojë apo jo të qëndrojë në Torino. Sipas mediave italiane, një opsion për të ardhmen e tij është edhe Barcelona, klub që ishte shumë pranë një vit më parë, përpara se të transferohej te Juventus.

Related posts

CHAMPIONS DHE MERKATO/ Ja pse është nervoz Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Çfarë po ndodh?! Ndryshojnë koeficientët për ndeshjen Paris – Real

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Napoli. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment