Futboll Sport

BROZOVIC “ASIST” ASLLANIT/ Largimi i kroatit i hap derën yllit kuqezi, por Inzaghi preferon Mkhitaryan

Largimi i Brozovic drejt Arabisë Saudite është një “asist” i vërtetë për Kristjan Asllanin, të paktën kështu shihet në letër. Më fund, ylli kuqezi mund të ketë minutat që aq shumë i duhen në radhët e ekipit zikaltër, por më parë duhet kuptuar nëse Inter do të lëviz në merkato për të gjetur një zëvendësues për kroatit. Mediat italiane shkruajnë se me largimin e Brozovic, Inzaghi do t’i besojë rolin e regjisorit Hakan Calhanoglus, një rol me të cilin turku shkëlqeu gjatë mungesës së gjatë të Brozovic

Bro

Me skemën 3-5-2 që aplikon Inzaghi, në mesfushë vendin e sigurt e kanë Calhangolu dhe Barella ndërsa fanella tjetër e titullit do të diskutohet ndërmjet Asllanit dhe Henrikh Mkhitaryan. Në më shumë se një herë gjatë sezonit të fundit, Inzaghi konfirmoi se më shumë i beson eksperiencës së armenit se sa talentit të Asllanit. Në sezonin që u mbyll, Asllani u aktivizua vetëm në 29 ndeshje, por pjesën më të madhe si zëvendësues, kundrejt 49 ndeshjeve të Mkhitaryan prej të cilave 63% si titullar, 5 gola dhe 2 asiste.

Related posts

VLAHOVIÇ PËRBALLË LAUTAROS/ Sonte supersfida Juventus-Inter kalon nga… bomberat

F.autor

TEUTA MBUSH ARKAT/ Ja sa pritet të fitojnë durrsakët me pjesëmarrjen në Champions…

Delo.autor

LIGUE 1/ Bordeaux-PSG, parisienët s’dinë të humbasin në transfertë

Sadik.Autor

Leave a Comment