Futboll Sport

“LUFTË ” MILIONASH PËR DECLAN RICE/ Man.City përplaset me Arsenal, West Ham nuk dorëzohet

Pasi luftuan deri në javët e fundit për titullin në Premier League, Man.City dhe Arsenal vijojë betejën ndërmjet tyre, këtë herë në tregun e transferimeve. Dy gjigandet anglezë kanë një objektiv të përbashkët, Declan Rice. Largimi i Gyndogan, detyron City të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues ideal, emri i Declan Rice është vendosur nga Guardiola në majën e listës së dëshirave.

Man City Rice

“Qytetarët” kanë paraqitur ofertën e radhës në dyert e West Ham, 80 milionë sterlina, por kjo ofertë është refuzuar nga ana e “çekanëve”. Arsenal gjithashtu paraqiti ofertën e dytë zyrtare, 75 milionë sterlina, shumë që dëshirojnë ta paguajnë me 4 këste, plus 15 milionë të tjera bonuse, por dhe kjo ofertë është refuzuar nga ana e West Ham. Fituesit e Conference League ia kanë bërë të qartë Man.City, Arsenal dhe çdo ekipi tjetër që kërkon shërbimet e Declan Rice, kapiteni nuk largohet pa 100 milionë sterlina.

Related posts

FURY PUBLIKON AXHENDËN/ Pas gjermanit Schwarz, ja rivali që do të duelojë sërish më 28 shtator

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

E BUJSHME/ ISH-sulmuesi i PARTIZANIT bën lëvizjen e papritur, rikthehet në Superiore

Isa.Autor

Leave a Comment