Futboll Sport

ZYRTARE/ Yamal firmos me Barcelonën deri në vitin 2031, klauzola marramendëse në kontratë

Barcelona ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues në botën e futbollit. Klubi katalanas ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Lamine Yamal deri në verën e vitit 2031, duke vendosur një klauzolë marramendëse prej 1 miliardë eurosh për të interesuarit.

Firmosja e kontratës u zhvillua pasditen e së martës në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco, duke dëshmuar rëndësinë strategjike që ka Yamal në projektin e së ardhmes së Barcelonës.

 

17-vjeçari i lindur në vitin 2007, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të fundit, duke spikatur me paraqitje të jashtëzakonshme në La Liga dhe në arenën europiane. Me kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2026, klubi ka vepruar me vendosmëri për të siguruar që asnjë ofertë e jashtme të mos e largojë yllin e ri nga “Camp Nou”.Rinovimi vjen në një moment të rëndësishëm për Yamal, i cili tani do të mund të përgatitet me qetësi për Kupën e Botës për Klube. Barcelona ka arritur objektivin e saj, të ‘blindojë’ lojtarin përpara ditëlindjes së tij të 18-të më 13 korrik dhe t’i japë stabilitet projektit të saj të rinovimit.

 

Related posts

MERKATOJA E “ÇMENDUR”/ Arsenal rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barcelona tundohet

Delo.autor

SHËNOI GOLI E TITULLIT NDAJ LEICESTER/ Kompany rrëfen: Të gjithë po më ulërinin që të mos gjuaj… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ “Banda kriminale” në Madrid, vidhnin bileta të finales Champions

Delo.autor

Leave a Comment