Futboll Sport

BARCELONA KËRKON TË “HEQË QAFE” UMTITIN/ I jep ultimatum të gjejë skuadër tjetër deri më 1 korrik

Barcelona i ka dërguar një mesazh Samuel Umtitit, tashmë që i mbaroi huazimi te Lecce në Serie A. Klubi Blaugrana, shkruan “Sport”, ka kërkuar nga përfaqësuesit e mbrojtësit francez që të gjejnë shpejt një destinacion, sepse klubi duhet të kursejë sa më parë faturat e pagave.

Lyon ka qenë prej kohësh i interesuar për lojtarin, por në orët e fundit ka pasur përfshirje nga disa skuadra arabe. Barcelona i ka dhënë lojtarit lirinë e zgjedhjes, por kërkon ose transferim, ose përfundim të plotë të kontratës.
Nag ana e tij, Samuel Umtiti përshëndeti Lecce dhe e bëri këtë me një mesazh të bukur, të publikuar në kanalet e tij sociale. Mbrojtësi francez, i cili erdhi te debutuesit e Serie A verën e kaluar, në huazim nga Barcelona, ishte “basti” i madh i Pantaleo Corvino.

Pikërisht nga këtu, qendërmbrojtësi transalpin filloi përshëndetjet e tij: “Së pari, do të doja të falënderoja zotin Corvino dhe Lecce që ma zgjatën dorën, kur skuadrat e tjera dyshonin tek unë. Faleminderit për besimin.

Kam gjetur një ekip me vlera dhe mentalitet të jashtëzakonshëm. Ne kishim një qëllim në fillim të sezonit dhe ia arritëm me punë. Për mua mbijetesa e Lecce në Serie A ishte e barabartë me fitimin e një titulli. Jam me fat që kam qenë pjesë e këtij grupi, këtij ekipi.

Një përvojë e jashtëzakonshme njerëzore. Faleminderit djema, ekipit tim, stafit që më ndihmoi!
Faleminderit zoti Baroni! Faleminderit fansave për mbështetjen tuaj nga nga e para deri në ditën e fundit. Jemi përgjithmonë të lidhur. Po largohem me zemrën plot dashuri nga ju. Faleminderit nga zemra dhe forza Lecce përgjithmonë”.

Related posts

MBAPPE “ÇMEND” REAL MADRID ME KËRKESËN E TIJ/ Në lojë për yllin francez futet edhe Liverpool

F.autor

Tri surprizat më të mëdha në sfidën hapëse të Botërorit

Sadik.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Conte “shpërthen” ndaj Interit: Na sqaroni të ardhmen, sepse kështu…

Delo.autor

Leave a Comment