Futboll Sport

SKUADRA E CR7 NUK NDALET/ Pas Brozovic tashmë transferojnë edhe Ziyech

Që Arabia Saudite po transferon një numër të lartë lojtarësh profesionistë nga Europa, kjo tashmë dihet.

Së fundmi, gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, raporton se Al Nassr ka kryer një tjetër goditje të madhe në merkato.

Hakim Ziyech do t’i bashkohet skuadrës së Cristiano Ronaldos dhe marrëveshja është kryer. Sulmuesi maroken ka pranuar kushtet e kontratës me klubin saudit dhe Al Nassr ka gjetur gjuhën edhe me Chelsea.

Kontrata e Ziyech me Al nassr do të jetë deri në qershor ë vitit 2026. Testet mjekësore janë çështje kohe dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi. Ziyech tashmë i bashkohet Al Nassr, klubi ku do të gjejë si shok ekipi Cristiano Ronaldon dhe tashmë Marcelo Brozovic.

Related posts

SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)

Delo.autor

PUNË E KRYER/ Kovacic në Chelsea për 50 milionë euro (FOTO)

F.autor

SKANDALI I “FENOMENIT” NË BRAZIL/ Gjykata merr vendimin për ndalimin e…

Delo.autor

Leave a Comment